Makina bie në humnerë, tre të plagosur

Jul 23, 2016 | 10:03
SHPËRNDAJE

Një makinë ka rënë në humnerë mëngjesin e sotëm në rrugën e Komanit në Vaun e Dejës. Nga raportimet e para thuhet se në makinë kanë qenë tre persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.

ambulance-urgjenca

Njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë. Nuk ka ende detaje rreth ngjarjes dhe identitetit të personave të plagosur.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura