Makina aksidenton djalin e mitur, shoferi shoqërohet në Komisariat

Dec 5, 2020 | 12:04
SHPËRNDAJE

aksident ilustruese

Aksidentohet një djalë i mitur i moshës 9-vjeçare. Policia bën me dije se i mituri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore, por nuk ka detaje për gjendjen e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë.

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura