Majlinda Bregu del në krah të Manjanit: Të lirohet Nazime Vishaj

Feb 29, 2016 | 22:06
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me kërkesën e ministrit Manjani për Nazime Vishën, e cila prej kohësh kërkon ulje dënimi ose lirinë.

Majlinda BreguVishaj, e cila vrau përdhunuesin e saj, gjendet në burg për këtë vrasje dhe pavarësisht presionit nga shoqëria civile për lirimin e saj, ajo ka mbetur pas hekurave duke mos përfituar nga amnistia.

Bregu thotë se Presidenti Nishani duhet ta konsiderojë kërkesën e Ylli Manjanit për lirimin e Nazime Vishajt. Ajo madje e mbron Nazimen, duke e cilësuar aktin e saj si vetëmbrojtje.

POSTIMI I BREGUT

Nazime Visha eshte nje vajze e re ne hall te madh.

Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dhe jeton ne burg prej marrjes se vendimit. Edhe sikur te dale neser, askush nuk e shpeton dot nga nje shembelltyre qe i eshte ngulitur ne sy.

Per kedo qe njeh Sindromen e Gruas se Dhunuar, ne kete rast te nje femije te dhunuar per 5 vjet, te frikesuar, te hutuar, e kupton shume mire furtunen emocionale dhe crregullimet e mendjes kur kerkon rrugedalje. Eshte si nje ortek te cilin e rrit frika dhe jo nje mendim linear per te vrare dhunuesin,nje mendje qe kerkon te shpetoje e nuk di se si te dale nga labirinthi i frikes qe nuk mund t’i zesh bese me asgjeje.

Por duke qene se ne jemi nje shoqeri qe i japim peshe hajgareve seksiste dhe llafazanerise tone cjerrese e jo permasave te dhunes reale te fshehur e te denoncuar, edhe Nazimja eshte viktima perfekte, e denuar te gjykohet me ftohtesine e Kodit Penal !

Kerkesa per falje e Nazime Vishes eshte hera e dyte qe i kerkohet Presidentit te Republikes. Sot nga Ministri i Drejtesise.

Hera e pare ishte nje thirrje publike te cilen me shume dashuri Eni Vasili e ktheu ne ne kauze qe mori jo pak mbeshtetje, por nuk arriti t’ i rikthente Nazimes, lirine.

Kushdo mund te zgjedhe te besoje se Nazimja ka kryer nje krim dhe duhet te vuaje si kushdo ne burg, ose te mendoje se nje vajze e dhunuar prej moshes 13 vjec, pas 5 viteve kur vret dhunuesin, ka kryer nje akt vetmbrojtjeje.

Une besoj se Presidenti duhet te konsideroje kerkesen e Eni Vasilit dje dhe Ministrit te Drejtesise sot!

Ne nje shoqeri qe vetem brenda nje muaj, Janar 2016, regjistron 50 denoncime per dhune ndaj grave e vajzave apo 4000 raste ne vit, Kodi Penal eshte vetem cengeli ku varet pazotesia e te gjitha institucioneve tona per te ndalur cmendurine e shfarosjes se grave e vajzave permes dhunes.

Rasti i Nazimes eshte nje nga ato raste kur gjykimi sipas rreshtave te Kodit Penal nuk na shpeton dot nga qasja qorre qe ne kemi si shoqeri per te kuptuar dhunen dhe pasojat e gjymtimit te saj, apo me rende, per ta justifikur e tallur me te. E gjitha vjen si nje ulerime ngjethese.

Nga ato ulerimat qe ia fshehim vetes nga frika se cmendemi po te mendojme e flasim per rrokopujen e perditshme te nje shoqerie problematike qe vijyimat reale i harron, por pjell viktima dhe vdes per viktima.

Nga ato ulerimat qe te zene fytin kur degjon se sa denohet nje burre qe vret dhe sa retorika boshe thuren nga burrat ne mbrojtje te grave e vajzave qe ankthshem i besojne si angazhime serioze.

Ndaj Nazimja eshte ne hall te madh. Duhet te gjeje deren e daljes nga bota ku eshte dhe ate te hyrjes ne boten ku nuk e lane te rritej.

Vetem se kam frike se ajo pak nuhat qartas se edhe kjo bota jashte e kufizuar vetem tek cka eshte e dukshme, eshte po kaq hallemadhe.

Dhe as zhyt e mbyt politika, as erotika nuk po e zbukuron dot!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura