Majlinda Bregu bën 42 vjeçe, në Kuvend me lule në duar

May 23, 2016 | 12:27
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, ka festuar 42-vjetorin e saj, ndërsa është shfaqur me lule në duar në ambientet e Kuvendit.

E veshur si gjithmonë me shije dhe me një elegancë për t’u admiruar në këtë ditë të veçantë për të, duket se i kishte kushtuar vetes kujdesin maksimal.

Fotografi ynë shkrepi këtë foto në Tiranë. Nuk dihet çfarë dhuratash mori tjetër atë ditë Bregu nga miqtë apo rivalët, pasi dihet që në raste të tilla nuk vihen shumë re ndasitë politike. Deputetja e Partitë Demokratike, edhe pse është shumë e re në moshë, ka një karrierë të gjatë si politikane.

p1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura