Majko, Ramës: Kush do të jetë në shtabin elektoral të Tiranës?

Apr 18, 2015 | 9:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama, menjëherë pas mbylljes së Parlamentit, është drejtuar për në selinë rozë ku ka takuar deputetët e qarkut të Tiranës në funksion të bërjes publik të emrit të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

Majko pas takimit të Ramës me deputetët e Tiranës

Takimi nuk pati asnjë surprizë, pasi Kryeministri Rama i ka njoftuar deputetët e qarkut të Tiranës se kandidati i tij është ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Kandidatura e Veliajt është mirëpritur nga deputetët, të cilët edhe pse janë pyetur nga Rama nëse ka ndonjë mendim apo paqartësi për vendimin e marrë, nuk kanë bërë asnjë koment.

Në mbledhje të pranishëm ishin edhe tre nga emrat e përfolur si kandidatë për Bashkinë e Tiranës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i listës së deputetëve, Pandeli Majko. Majko nga ana e tij ka pyetur kreun e Partisë Socialiste se cili do të jetë në shtabin elektoral të kandidatit të PS për Tiranën.

Rama i është përgjigjur Majkos duke thënë se pjesë e shtabit elektoral të Erion Veliajt do të jenë të gjithë deputetët e Tiranës.

“Ne kemi përfunduar edhe procesin e Tiranës dhe, sigurisht do të kemi më shumë kohë për të folur më gjatë, por shumë shkurt: kandidati ynë i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Bashkinë e Tiranës do të jetë Erion Veliaj”, tha Rama pas takimit me deputetët e qarkut të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura