Majko, opozitës: Jeni sehiristë. Në një vend ku ka vdekur ligji, ç’kuptim ka politika?

Apr 23, 2015 | 22:12
SHPËRNDAJE

Deputeti Pandeli Majko duke iu referuar deklaratës së dhënë dje në Komisionin e Ligjeve të kreut të ILDKP-së Shkëlqim Ganaj, i është drejtuar nga foltorja e Kuvendit kreut të shtetit Bujar Nishani, të kërkojë informacion për akuzat e Ganajt për prokurorë “të fëlliqur” sipas tij që tallen me shtetin, duke cituar epitetin e kreut të ILDKP-së.

Pandeli Majko

“Dje Paloka në komisionin ligjeve, u diskutua raporti i ILDKP-së, Gani nga të paktet njerëz që flet hapur, u deklarua se në Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë po citoj zotin Gani “të fëlliqur” që në raste të njëllojta veprojnë në mënyra të ndryshme…ne mund të flasim sa të duash, por në Shqiperi, në një vend ku ka vdekur drejtësia, sigurisht ka vdekur edhe fjala, ku ka vdekur ligji, c’kuptim ka politika?, ky ka qenë konteksti i fjalës sime…

Ka prokurorë që deklarojnë se gratë e tyre me punën part time, kanë vënë miliona euro…Mund të përdorini edhe metaforat e zotit Blushi..por mos harroni epitetin që ju përket juve. Pjesa që bëni sehir ose shkurt, mund të quheni sehirist. Njerëzit po largohen, ok mund të jenë mërzitur me ne, por s’kanë shpresë as nga ju, ta bëjmë lojën me dy porta…kur prokurorët tallen me ne se si ne formulojmë ligje…të kemi mundësi të bëjmë gjëra të ndryshme për t’i shtuar respektin institucioneve dhe shtetit… Do befasohesha nëse presidenti do mblidhte me urgjencë pas akuzave të kreut të ILDKP dje në komision, të kërkonte informacion lidhur me këta prokurorë që tallen me ligjin dhe me ne…mos ngeli thjesht si një person që hyri në Parlament me mustaqe dhe doli pa to”,- tha Majko.

Edi Paloka replikë: Absolutisht s’përmenda arsyet pse Majko është deklaruar dje, por për një gjë jam i bindur dhe s’ka lidhje me temën: Nëse do kishte dalë kandidat në Tiranë, do kishte vështirësi për ne, por Majko s’mundet të kandidojë për Ramën se ai është i interesuar për fitoren e xhepit të tij, është gati ta kandidojë Velinë edhe pse rrezikon të humabasë, por të paktën nesër edhe nëse fiton, do ta ketë për xhepin e tij. S’do rrezikonte të kandidojnte një si Majko se është i bindur se s’do ta kishte në xhep siç e donte ai. Vetëm respekt për ju zoti Majko

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura