Majko nuk votoi ligjin për shembjen e Teatrit, deputetja e PD: Veprimi i tij është…

Jul 6, 2018 | 10:45
SHPËRNDAJE

Me 75 votat e mazhorancës, pr ligji që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një të ri aty, kaloi mes tensioneve mbrëmjen e të enjtes në Parlament. Opozita i bëri thirrje mazhorancës të tërhiqet, teksa qytetarë e artistë të shumtë e pritën mes lotësh ketë vendim jashtë dyerve të Kuvendit.

Nga radhët e socialistëve, ishte ministri Pandeli Majko i cili e tha hapur se nuk do ta votonte këtë pr ligj. E për këtë pati një përplasje edhe me kryeministrin Rama, moment të cilin e kanë fiksuar edhe kamerat, ku Rama kuptohet ti drejtohet Majkos: Nëse nuk e voton, ik në shtëpi. E ministri i largua nga salla para se të niste votimi. Veprimi i tij është përshëndetur nga shumë persona, e mes tyre edhe deputetja e PD Albana Vokshi, e cila në një postim në FB ka shkruar:

“Veprimi i Pandeli Majkos për të mos votuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, është për t’u përshëndetur!!”

reagimi voksbhit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura