Majko kujton Parlamentin e parë shqiptar dhe fton për reflektim: Një shembull se si duhet të jemi dhe çfarë nuk duhet të bëjmë

Apr 25, 2015 | 9:57
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Pandeli Majko, duke sjellë në kujtesë një foto të Parlamentit të parë shqiptar, në vitin 1921, fton kolegët për reflektim.

Parlamenti i pare shqiptar/ Foto postuar nga Majko ne FB

Bashkëngjitur fotos së parlamentarëve të atij viti, duke numëruar me radhë emrat e tyre, Majko shkruan se  ajo foto “mbetet një shembull se si duhet te jemi dhe cfare nuk duhet te bejme…”. 

Deputeti i PS-se, vlerëson se te gjithe ata deputete, edhe sot, “ndricojne inteligjence dhe patriotizem nga largesia e kohes nga vine, pavaresisht rezervave qe lane “xhepat” e historise. Lufta per pushtet dhe pamundesite e kohes qe jetuan i perplasen me njeri tjetrin duke i dhuruar vetes, vendit dhe kombit ne periudhat e mevoneshme dhimbje e lengata te pamerituara”.

Postimi i plote  

PARLAMENTI I PARE SHQIPTAR (Viti 1921)
Emrat sipas rreshtave:
1-Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani
2-Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri
3-Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça
4-Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi
5-Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani

Te gjithe keta deputete, edhe sot, ndricojne inteligjence dhe patriotizem nga largesia e kohes nga vine, pavaresisht rezervave qe lane “xhepat” e historise. Lufta per pushtet dhe pamundesite e kohes qe jetuan i perplasen me njeri tjetrin duke i dhuruar vetes, vendit dhe kombit ne periudhat e mevoneshme dhimbje e lengata te pamerituara. 
Kjo foto mbetet nje shembull se si duhet te jemi dhe cfare nuk duhet te bejme…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura