Majko kujton Hajdaragën: Do na presë të na kërkojë llogari, kur ngrija zërin si kryeministër, ai…

Aug 1, 2018 | 17:29
SHPËRNDAJE

Luan Hajdaraga u përcoll dje për në banesën e fundit mes nderimeve zyrtare. Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Kuvendi i Shqipërisë organizoi homazhe për dy orë në sallën e seancave plenare, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura të politikës.

majko-hajdaraga

Ish-Kryeministri socialist, Pandeli Majko gjatë kohës që Hajdaraga ishte ministër i Mbrojtjes, tha se ai ka lënë gjëra që vlen të kujtohet.

“Është mbi të gjitha një njeri, një njeri shumë i veçantë dhe një njeri që për secilin ka lënë gjëra që vlen të kujtohen. Për mua, kjo ka të bëjë me cilindo, i cili në një mënyrë apo tjetër kalon kufirin midis jetës dhe vdekjes. Do të na presë edhe ne të tjerëve për të na kërkuar llogari. Kur kam qenë Kryeministër dhe Luani ministër i Mbrojtjes, edhe në momentet më kritike, më delikate kur qëllonte të ngrija zërin dhe për arsye të situatës, ishte ai që na qetësonte: Do rregullohet, do zgjidhet, do bëhet, ky ishte Luani”, u shpreh Majko.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura