Majko: Kemi gjykatës dhe prokurorë që nuk kanë guxim të dënojnë

May 24, 2016 | 19:56
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se ligji i dekriminalizimit nuk po sjell asnjë rezultat dhe e cilëson atë si “ligj moral”.majko

Por, sipas Majkos shqetësues është fakti se prokurorët dhe gjykatësit shqiptar nuk kanë guxim të dënojnë asnjë zyrtar.

“Nuk më sugjestionon asnjë lloj letre që tregon se dikush është hetuar, bile edhe nëse doni ta dini nëse është dënuar”, shprehet ai.

“Ajo që më shqetëson është fakti se në Shqipëri kemi gjykatës dhe prokurorë që nuk kanë guxim të dënojnë”

Duke komentuar reformën në drejtësi, Majko në prononcimin për “Report Tv” thotë se, vendi është në prag të një dështimi ose të një suksesi të madh.

“Nëse Shqipëria nuk miraton reformën ën drejtësi, rrezikojmë ët kthehemi në një shoqëri gjysmë siciliane. Kjo duhet thënë kështu siç është për të kuptuar rrezikun dhe dështimin që na kanoset”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura