Majko e sqaron humbjen e xhupit në PS me një batutë për Joleza Kokën

Feb 13, 2016 | 8:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka sqaruar edhe humbjen e xhupit të tij në takimin e së dielës, në Selinë e PS-së, ku u ndanë tesera të partisë për anëtarët e rinj.

Deputeti i PS, Pandeli Majko, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes deputeteve te opozites dhe mazhorances./r/n/r/nLawmaker Pandeli Majko, during a parliamentary session.

Madje, Majko gjen një mënyrë origjinale për ta sqaruar këtë ndodhi të pazakontë, duke hedhur batuta edhe për kryetaren e FRESSH-it, që la gjurmë me fjalimin e saj hit.

Majko sqaron se ka shumë kohë që nuk vesh pallto, dhe se bëhej fjalë për një xhup, që dikush ia kishte marrë padashur.

“Lexova ne median e shkruar qe me kane vjedhur pallton. Sqarim: Kam ca vite qe nuk vesh pallto. Humor: Meqe ne kete vend vjedhja eshte nje akt shume, por shume “pak” i perhapur jam i prekur qe dikush ben nje publicitet te tille.

Nje xhup imi, gjithsesi, i turbulluar nga ligjeratat e takimit “u zgjua” ne nje shtepi tjetër”, shkruan Majko në profilin e tij në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura