Majko: Do ketë debat Veliaj-Kosova. Doktor kujdes, Erioni në studio është në ‘maternitetin’ e vet

May 20, 2015 | 15:01
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka njoftuar se kandidatët në garë për Bashkinë e Tiranës, Veliaj dhe Kosova kanë rënë dakord në parim për një debat publik. 

Pandeli Majko

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Majko e quan arritje një gjë të tillë, respekt për 1 milion votuesit e Tiranës dhe fundin e një kulture gri të politikes, që sipas tij ka thelluar hendekun mes politikës dhe qytetarëve.

Majko nuk ka harruar që t’i tërheqë vemendjen me një këshillë doktor Kosovës, duke i kujtuar se Veliaj në studio është në ‘maternitetin’ e vet.

Postimi i plote     

Me ne fund, kandidatet kryesore per Bashkine e Tiranes kane rene dakord ne parim qe te zhvillojne debat publik. Ky eshte nje lajm i mire. Ai nuk eshte “cudia” e vitit pasi e kunderta do te ishte e vertete. 
Debati publik Veliaj – Kosova do te respektoje nje komunitet prej 1 milion vetesh ne Bahkine e Tiranes. Komunikimi i stafeve dhe vendosja e nje grafiku komunikimesh publike te perbashketa ne tryezat me te ndjekura televizive do ti jape fund nje kulture “gri” politike e cila ka thelluar hendekun midis politikes dhe publikut ne vend. 
Doktor Kosova e ka nje “homolog” ne fushaten per Bashkine e tiranes i cili kishte jave qe ja kujtonte kete fakt dhe ky eshte Erion Velia. Vendimi i kandidatit te opozites eshte nje akt ne drejtimin e duhur. Urime Doktor Kosoves…vec kujdes se Velia ne studion televizive eshte ne “maternitetin” e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura