Magani: Partizanit ia dhuruam ndeshjen, goli i Latif ishte i rregullt

0
SHPËRNDAJE

Tekniku i durrsakëve, Gugash Magani, u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit të tij, dhe u shpreh se ia dhuruan fitoren ekipit të Partizanit. Në deklaratat pas ndeshjes ai kishte dyshime edhe për golin e anuluar të Latif.

magani

A ndjeni keqardhje që nuk menaxhuat avantazhin dhe humbët penalltinë?

“Pjesë e punës tonë është gëzimi dhe hidhërimi. Skuadra bëri një lojë të mirë, por u gëzuam shumë shpejt. Ishte një humbje që ia dhuruam Partizanit. E humbëm vetë ndeshjen. Kishim diferenca me kundërshtarin. Duhet të menaxhojmë më mirë lojën, duhet që edhe lojtarët ta kuptojnë këtë”, – u shpreh Magani.

A kanë trysni lojtarët, dhe ndoshta gabojnë nga presioni i mediave?

“Sot ambienti ishte i qetë, mund të kishim dyfishuar. As goli i Latif nuk ishte i parregullt. As vendimi për Shehajn nuk ishte i drejtë. Të dy golat që pësuam ishin gabimi ynë, dhe jam i zhgënjyer për këtë” – deklaroi tekniku i durrsakëve.

Pse godet përsëri Lena penalltitë?

“Edhe Mesi ka humbur penallti, por prapë ai i godet. Lena merr përgjegjësi në skuadër. Po me këto lojtarë kemi fituar. Mjafton të vazhdojmë me këtë lojë por gjërat e tjera do i rregullojmë. Jam munduar me këtë skuadër që kam, t’i rris personalitetin skuadrës. Gabime bëjnë të gjithë, por duhet të rrisim besimin brenda skuadrës. Edhe fati është pjesë e lojës.”

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPlas te Luftëtari/ Gjobë dhe pezullim pa afat për portierin Miraka dhe sulmuesin Nunes
Artikulli tjetërIuliano: Kaluam nga “ferri” në “parajsë”, ja pse Partizani nuk bën lojë ofensive

S'KA KOMENTE

Comments are closed.