Mafia Shqipëri-Itali, trafik droge, armësh e tritoli. Çfarë u sekuestrua

May 30, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Policia e Italisë ka finalizuar një operacion masiv në Bari, duke sekuestruar sasi droge dhe duke prangosur disa persona mes të cilëve edhe shqiptarë.

droga

Operacioni sipas mediave italiane eshte koduar  “Illiria”, por ende nuk ka detaje rreth identitetit të personave të arrestuar. Mediat italiane raportojnë se janë ekzekutuar 8 arreste, prej të cilëve 5 shtetas italiane dhe 3 shqiptarë. 

Sipas policisë nuk flitet vetëm për trafik droge, por edhe për trafik armësh dhe tritoli.

Sipas policisë operacioni ishte vijim i një hetimi të nisur më parë, që u finalizua me sekuestrimin e 1 ton marijuanë, një kallashnikov, 47 fishekë për të shpuar material të blinduar, 170 plumba dhe 45 kilogramë tritol.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura