Mafia Shqipëri-Itali/ Si u kap banda e drogës, armëve dhe tritolit (VIDEO)

May 30, 2016 | 13:31
SHPËRNDAJE

Operacioni i policisë italiane, koduar “Illiria” prangosi sot pesë italianë dhe 3 shqiptarë, me akuzën e trafikut të drogës, armëve dhe lëndëve eksplozive nga vendi yne drejt fqinjit përtej detit.

arrestimi-itali

Mediat italiane raportojnë se janë ekzekutuar 8 arreste, prej të cilëve 5 shtetas italiane dhe 3 shqiptarë. 

Sipas policisë nuk flitet vetëm për trafik droge, por edhe për trafik armësh dhe tritoli.

Sipas policisë operacioni ishte vijim i një hetimi të nisur më parë, që u finalizua me sekuestrimin e 1 ton marijuanë, një kallashnikov, 47 fishekë për të shpuar material të blinduar, 170 plumba dhe 45 kilogramë tritol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura