“Mafia po qeveris vendin”, gazetari gjerman reagon pas publikimit të përgjimeve

Jun 5, 2019 | 13:25
SHPËRNDAJE

Pas publikimit ne gazeten BILD te audiopergjimeve, gazetari Peter Tiede, ka reaguar me nje shenim ne rrjetet sociale, duke thene se ne Shqiperi “mafia po qeveris vendin”.

peter

Postimi i gazetarit Peter Tiede

Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian ble votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike.

Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë.

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura