Madonna puth me gjuhë reperin Drake, atij i vjen për të vjellë

Apr 13, 2015 | 10:54
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Para disa vitesh puthja e saj në buzë me Britney Spears bëri bujë të madhe, dhe kësaj here yllit i popit Madonna ka menduar të bëjë të njëjtën gjë edhe me reperin Drake.

Duke performuar në skenën e festivalit të Coachella mbrëmjen e të dielës, Madonna ka mbërthyer Drake në një karrige dhe e ka puthur më shumë se 3 sekonda.

Por ajo që ka habitur të gjithë është se pasi 56-vjeçarja ka bërë puthjen e saj me reperin, ai është ngritur duke fshirë buzët dhe me një shprehi fytyre duke treguar se nuk i ka pëlqyer aspak akti dhe puthja e yllit.

Ata po këndonin ‘Express Yourself’ teksa Madonna kishte veshur një palë të brendshme dhe një bluzë me shkrimin ‘Big as Madonna’, ‘E madhe si Madonna’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura