Madonna po planifikon të rikrijojë puthjen ikonike me Britney Spears në turneun e tyre të përbashkët: Do të ishte shumë e bukur

Jan 27, 2022 | 23:25
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Madonna dëshiron të rikrijojë pas 20 vitesh puthjen e shumëpërfolur në buzë me Britney Spears.

madonna

Në një takim virtual me fansat e saj të Instagramit këngëtarja 63 vjeçare tha se do t’i pëlqente që këngëtarja e hitit “Toxic” t’i bashkohej asaj në ndonjë turne që do të realizojë së shpejti.

Ishte një fans i cili e pyeti Madonnan nëse do të bënte ndonjë turne së shpejti dhe këngëtarja tregoi që jo vetëm planifikon të bëjë një turne por dëshirn edhe të rikrijojë puthjen ikonike me Britney Spears.

“Sigurisht që po. Duhet! Stadiumet fëmijë…Unë dhe Britney, po për këtë? Do të ishte vërtet e lezetshme. Ne mund të rikrijojmë puthjen origjinale.”, tha Madonna.

Madonna dhe Spears e realizuan puthjen ndërsa po performonin në skenë në MTV Video Music Awards, në vitin 2003, duke marrë vëmendjen maksimale nga audienca.

Megjithatë, gjatë videos live, ajo pranoi se nuk ishte e sigurt nëse Britney Spears do të dëshironte t’i bashkohej asaj.

Përveç planeve për turne, mbretëresha e popit ka qenë e zënë edhe me realizimin e një filmi për jetën dhe karrierën e saj. Gjatë pandemisë, këngëtarja e “Like A Virgin” tha: “Dua të përcjell udhëtimin e jashtëzakonshëm që më ka bërë jeta si artiste, muzikante, kërcimtare dhe qenie njerëzore, duke u përpjekur të bëjë rrugën e time në këtë botë. Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika më ka mbajtur dhe arti më ka mbajtur gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese dhe kush mund t’i tregojë më mirë se unë.”

Të gjithë sytë kanë qenë te kasti i mundshëm i aktorëve për filmin biografik dhe e dashura e re e Kanye Ëest, Julia Fox, ka qenë një nga emrat më të përfolur. Madonna e konfirmoi më pas vetë lajmin duke postuar një seri fotosh në Instagram me Kanye West, Antonio Brown, Floyd Mayweather dhe Julia Fox.

Madonna's 10 Best (and Worst) Songs of All Time | Glamour

8 Things You Never Noticed About the Britney-Madonna Kiss Performance at the 2003 VMAs | Glamour

Madonna, I'm sorry for calling you 'desperate' | The Independent | The Independent

Britney Spears Sends Jamie Lynn Cease and Desist Letter - Rolling Stone

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura