Madonna bie nga skena e “Brit Awards 2015”, ja momentet (FOTO/VIDEO)

Feb 26, 2015 | 9:40
SHPËRNDAJE

Ylli amerikan i muzikës pop, Madonna, ka rënë nga skena gjatë performancës së saj në “Brit Awards 2015”.

Momentet e rrëzimit të Madonna-s

Madonna ra nga shkallët, mesa duket nga imazhet dhe video, pasi një balerin u përpoq t’i hiqte një pelerinë që këngëtarja kishte veshur në fillim të performancës së saj.

Përpos tronditjes, diva e muzikës u ringrit dhe u kthye për të vazhduar këngën e saj, “Living For Love”.

Madonna rrëzohet në skenë

56-vjeçarja lëshoi një deklaratë më vonë duke thënë se ishte “mirë”. “Asgjë nuk mund të më ndalojë dhe dashuria e vërtetë më ngriti”, ka shkruar ajo në Instagram, duke iu referuar tekstit të këngës së saj. “Faleminderit për urimet tuaja të mira!”, vijoi Madonna.

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura