Macron nderon Kadarenë, Ruçi: Jeni busulla për orientimin perëndimor të shqiptarëve

Jan 1, 2020 | 16:53
SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës, Emmanuelle Macron ka ndëruar shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. 

1200px-Gramoz_Ruçi_cropped

Lidhur me këtë nderim ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili shoreh urimet e tij të thella për këtë titull.

Në reagimin e tij, Ruçi thotë se Franca është busulla e orientimit perëndimor të të gjithë shqiptarëve.

““Urimet e mia më të ngrohta për titullin e lartë ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’.
Me veprën Tuaj, ju jeni ngjitur prej kohësh në Olimpin e letrave shqipe dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Ju na bëni nder të gjithëve sepse jeni busulla për orientimin tonë perëndimor dhe fari i vizionit europian të të gjithë shqiptarëve”, shkruan 
Ruçi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura