“Ma shpif shpikja e Ramës për president të përbashkët, por kurrsesi për arsyen idiote të Bashës”

Feb 20, 2018 | 8:28
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me pasjen e një presidenti të përbashkët, Shqipëri –Kosovë, si dhe për arsyetimin për ka bërë Basha për këtë çështje.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Patozi duke komentuar deklaratën e Bashës se Shqipëria nuk ka nevojë për një president më shumë, dhe për një hajdut më shumë ngre një pyetje: Kush janë hajdutët Lulzim?

“Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Astrit-Patozi

Postimi i plotë

KUSH JANË HAJDUTËT E TJERË, LULZIM?

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.

Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.

Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura