“Ma dinë vlerën të tjerët”/ Dëshira e ndjekësit për të pasur një nuse si Argjira Spanca ndez “sherrin” mes saj dhe Graciano Taganit: Je si dreq, ta nxin shpirtin

Aug 17, 2022 | 23:02
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Megjithëse janë prej vitesh tashmë në një romancë, balerini Graciano Tagani dhe moderatorja Argjira Spanca nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë ose martesë.

Por së fundmi, ka qenë një ndjekës i Argjirës ai që ka shprehur dëshirën që ta ketë atë për nuse.

Në një ‘ask me a question’ që moderatorja realizoi në Instagram, dikush i shkruan: “Të kisha unë një nuse si ty”.

Argjira vendosi ta ripostojë komentin e ndjekësit, duke ia treguar edhe partnerit të saj Gracianos. “E sheh që më shumë ma dinë vlerën të tjerët se sa ti?”- shprehet Argjira, ndërsa nuk ka munguar një përgjigje as nga balerini.

“S’të njohin të tjerët si je live prandaj. Live je si dreq, ta nxin shpirtin”- dëgjohet të thotë Graciano gjatë videos.

Rikujtojmë se Gjira dhe Graciano bashkëjetojnë prej vitesh teksa pak javë më parë treguan se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija. Ndonëse nuk zbuluan nëse ky është një plan për të ardhmen e largët apo të afërt, dyshja e tha publikisht se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës.  “Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura