LZHK çel fushatën, Kosova sqaron pse ndryshoi sloganin. Shehi: T’i biem shkurt se ka edhe ndeshje. Me Halimin kemi godit në shenjë

May 30, 2015 | 19:29
SHPËRNDAJE

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka qenë sot në çeljen e fushatës elektorale të LZHK-së. Ai ka sqaruar edhe faktin se përse e ka ndryshuar sloganin e fushatës elektorale, nga “Punë dhe Dinjitet”, në “Punë jo fjalë”. 

Halim Kosova

“Në sloganin tim ju e keni vënë re që shkruaj punë jo fjalë, në jetën time s’kam pas shumë fjalë, kështuqë edhe tani në krye të bashkisë me voten dhe besimin e gjithë qytetarëve të Tiranës, unë do kem mundësi që së bashku me ju, së bashku me partitë e tjera opozitare do tregojme si me punë e përkushtim do vihemi në shërbim të qytetarit të Tiranës”,- tha Kosova.

Sipas tij, LZHK është një parti me shumë vlera.

“Në bashkinë e Tiranës ju te jeni përkrah meje, jeni parti që keni shumë vlera”,-tha doktori.

Ndërsa duke folur për rivalin e tij në garën për Tiranën, tha: “Fitorja jonë po i tremb, mbajeni mend më 21 qërshori do jemi fituesit e Bashkisë së Tiranës, jo se duam ju dhe unë por se kemi besimin e qytetarëve”.

Dashamir Shehi duke marrë fjalën tha se do fliste shkurt:

“Ti biem pak shkurt se edhe ndeshje ka (qesh). T’i japim mundësi edhe doktor Halimit të vazhdojë fushatën”,- tha Shehi.

Mesa duket Shehi eshte i apasionuar pas sportit. 

Dashamir Shehi

Sipas tij, “Tirana është shtëpia e përbashkët e të gjithëve”. Teksa për kandidaturën e Halimit, ai tha: Unë besoj se këtë rradhë i kemi ra në shenjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura