Lyudmila Pavlichenko ose Lady Snajper, si u bë vrasësja më e famshme në botë

Oct 16, 2015 | 8:33
SHPËRNDAJE

Ishte shumë e bukur për t’u bërë modele apo vajzë e arteve, por zgjodhi të bëjë ekzekutuesen. Dhe ia arriti. Femra që ka qëlluar më mirë me armë në histori ka qenë ukrainasja Lyudmila Pavlichenko Mikhailovna. Ajo lindi më 12 korrik 1916 në qashtrin e vogël Belaya Tserkov (kisha e bardhë) në Ukrainë.

2,h=554,c=0.bild (1)
Kur ishte e vogël, ajo ishte një nxënëse me dhunti. Lyudmila kishte dell dhe ishte shumë e vetëdijshme. Kur përfundoi klasën e nëntë, prindërit e saj u zhvendosën në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës. Ajo gjeti punë në një arsenal si bluarëse. Lyudmila gjithashtu iu bashkua një klubi qitësish ku zhvilloi talentin e saj si një snajpere. Kur gjermanët sulmuan Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1941, Lyudmila Pavlichenko ishte një studente 24-vjeçare në Universitetin Shtetëror të Kievit, për Histori. Ashtu si shumë nga shokët e klasës e saj, ajo u bashkua menjëherë me ushtrinë për të luftuar kundër gjermanëve.

Oficeri i rekrutimit e kishte parë me ngazëllim. Lyudmila dukej si një modele, me thonjtë të lyer mirë me manikyr, me veshje të modës, dhe flokë të krehur mirë. Pavlichenko i tha rekrutuesit se donte të merrte një pushkë dhe të luftonte. Ai vetëm qeshi dhe e pyeti nëse ajo dinte ndonjë gjë për pushkët. Ajo i tregoi certifikatën e saj të qitjes. Rekrutuesi u përpoq ta bindë atë për t’u bërë një infermiere e spitaleve në fushë, por ajo nuk pranoi. Pavlichenko u bashkua me Ushtrinë Sovjetike si qitëse, në Divizionin e 25-të të Këmbësorisë.

Në gusht 1941, ushtarja Pavlichenko shënoi dy vrasjet e para në afërsi të fshatit Belyayev kur njësia e saj u urdhërua të mbronte një kodër strategjike. Ajo punoi me një vrojtues. Pavlichenko luftoi për më shumë se dy muaj e gjysmë pranë Odessa-s dhe regjistroi 187 vrasje.

Kur armiku mori kontrollin e Odessas, Ushtria e Pavarur Detare Sovjetike u tërhoq dhe u dërgua në Sevastopol, në gadishullin e Krimesë. Pavlichenko u plagos nga një shpërthim mortaje në qershor të vitit 1942. Në atë kohë, vetëm 25 vjeçe, rezultati i saj ishte 309 vrasje. Komanda e Lartë sovjetike e urdhëroi snajperen e plagosur të hipte në një nëndetëse dhe të linte Sevastopolin. Ajo kishte luajtur një rol heroik. Më pas, Lyudmila u bë e para sovjetike, që u prit nga një President amerikan, Franklin D. Roosevelt, në Shtëpinë e Bardhë. Ajo qëndron në vendin e tretë në rang botëror, si snajperistja-vrasëse më e madhe.

Femrat e vdekjes, bukuroshet që ekzekutuan mbi 12 mijë ushtarë

Këto janë foto të triumfit pasi kanë vrarë qindra njerëz. Dhe vrasëset janë pikërisht 12 femra të reja, që buzëqeshin pas krimit përpara kamerës në vitin 1945. Bukuroshet janë snajperet më të mira të Luftës së Dytë Botërore. Bilanci i tyre: minimumi 775 ushtarë gjermanë të vrarë. Ekspertët përllogarisin se në vitin 1943, ushtria sovjetike kishte më shumë se 2 mijë snajpere femra. Prej tyre mbijetuan nga lufta vetëm 500.

Mendohet se në total të gjitha snajperet kanë eliminuar mbi 12 mijë ushtarë. Siç edhe e përmendëm në shkrimin bashkëngjitur në këtë faqe gazete, më e njohura e tyre ishte Lyudmila Pavlichenko, e cila ka vrarë mbi 300 ushtarë dhe oficerë kundërshtarë.

ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura