“Lutju Zotit për Skënderbeun, mos urdhëro kryetarin”- Flamur Noka ironizon Elisa Spiropalin për sulmet kibernetike: Informacionin e kanë iranianët, nuk ka më çfarë ruhet

Sep 20, 2022 | 15:09
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë.

Flamur Noka kërkoi shpjegime nga ministrja nëse ka përgjegjësi për të dhënat që janë hakeruar. Gjatë debatit ironizoi atë se në emër të Skënderbeut urdhëron kryetarin e mbledhjes të ndërhyjë në diskutimin e tyre.

Replikat në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Elisa Spiropali: Unë po përmbahem.

Flamur Noka: Më kthe një përgjigje. Nuk ka nevojë të nxisësh ti

Elisa Spiropali: O kryetar

Flamur Noka: 195 mln euro të taksave shqiptare janë rrëmbyer

Nasip Naço: Noka ministrja thotë bëj kërkesën si deputet

Elisa Spiropali: Të jeni të sigurt ju dhe të gjithë deputetët që çdo cent e taksave të shqiptarëve ka shkuar aty ku duhet. Shqipëria vlerësohet si vend lider në rajon për shërbimet ndaj qytetarëve. Ju keni të drejtën të dërgoni kërkesën zyrtare për të marrë informacion kush janë kompanitë

Flamur Noka: Zonjë jam duke të bërë pyetje

Elisa Spiropali: Në një kohë kur jemi në luftë të vërtetë me një vend armik keni kohë të merreni me muhabetet e mejhanes shqiptare. Kërkoj ndërhyrjen e kryetarit

Flamur Noka: Zoti kryetar po ju urdhërojnë. Ne emër të Skënderbeut. Po urdhëron kryetarin

Pranvera Resuli: Me fyerje dhe ofendime prekemi të gjithë këtu

Elisa Spiropali: O zot, mezi paskeni pritur

Flamur Noka: Lutju për Skënderbeun Zotit mos iu lut për të tjerat. Informacionin e kanë iranianët, nuk ka më çfarë ruhet në këtë vend

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura