Lutja e gruas: Bebi 2 muajsh ka ujë në kokë, valvula kushton 10.000 euro, nuk i kam lekët!

| 23:32
SHPËRNDAJE
 

“Motra është e vogël, vjell, pastaj mami rrëzohet. Motra duhet të shërohet tek spitali, mami e ka çuar po e sjell prapë në shtëpi. Motra është shumë e sëmurë”. Ky është rrëfimi naiv dhe perceptimi i dramës së vëllait që po e sheh me sy çdo ditë dhimbjen që ka sjellë në shtëpi sëmundja e motrës së tij. Mamaja e Esrës, prej 7 vitesh punon si infermiere dhe çdo ditë u vjen në ndihmë pacientëve të shumtë, këtë herë ajo i ka duart e lidhura dhe nuk mundet të bëjë dot asgjë për vajzën e saj dy-muajshe.


“Kam 7 vjet që u shërbej të sëmurëve por ia lë Zotit në dorë”, -thotë Erjola e ëma e foshnjës. Esra po përkeqësohet dita-ditës, ajo ka bërë një operacion dhe ka nevojë emergjente për një ndërhyrje të dytë në kokë. “Vajza ka bërë një ndërhyrje të parë duhet një ndërhyrje të dytë që të funksionojë truri, pra ka sasi lëng në tru më shumë sesa duhet ose në gjuhë popullore ka ujë në kokë. Nëse nuk bëhet operacion truri dëmtohet, mund të japi probleme në shikim, në dëgjim, kudo, nuk flet dot, i jep paralizë, deri në vdekje. Vajza duhet të vendosi një valvul në kokë, uji shkarkohet në bark dhe lë aq ujë sa duhet në kokë. Valvula kushton 7 deri në 10 mijë euro, nuk mundem dot pasi gjithë paratë dhe kursimet ne i kemi harxhuar për operacionin e parë”, -thotë ajo.

Erjola dhe Heraldi, janë një çift i ri, me plot ëndrra për jetën, dhe mezi po e prisnin ardhjen e një vajze në familje. “E kam pritur me padurim kur më thanë se prisja një vajzë, por nuk u konstatua kjo sëmundje. Kur lindi ishte gëzim i madh për ne. Ju lutem na ndihmoni”,-thotë Erjola. E gjithë familja është duke e përjetuar keq sëmundjen e vajzës, por Erjola duket se po e vuan më shumë, shpesh herë asaj i bie të fikët nga dhimbja dhe mërzia për të bijën. “Dua ta gëzoj Esrën si ditën e parë, ju lutem ma shëroni…”, -është thirrja e nënës së vogëlushes.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.