“Lutem që shpirtrat e njerëzve të tyre të dashur të gjejnë paqen e merituar”, Berisha reagon pas masakrës në Selenicë

Aug 10, 2018 | 23:52
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas masakrës me 8 të vrarë në Selenicë.

Berisha

Në një status në faqen e tij në rrjetin social Facebook Berisha shkruan:

Te dashur miq, nje krim horror ne permasat e nje masakre, ne te cilen u vrane 8 qytetare, femije, burra, gra dhe u plagosen disa te tjere, ndodhi kete mbasdite ne Selenice te Vlores.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt makaber dhe uruar sherim te plagosurve, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjareve, te afermve, miqve dhe komunitetit te Selenices per kete humbje te rende dhe shokuese.

Une lutem sonte se bashku me ta qe shpirtrat e njerezve te tyre te dashur te gjejne paqen e merituar! Amin!!! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura