Lushnje/Pretendon se i ngacmoi të bijën, babai sherr me grushte me një 43-vjeçar. Të dy përfundojnë në spital (Detajet)

Sep 14, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

sherr me grushteDy persona janë plagosur në qytetin e Lushnjës, pas një sherri mes tyre. Policia në një njoftim thotë se të dy personat janë arrestuar. Fillimisht u vu në pranga 54-vjeçari me iniciale Xh.B pas kishte goditur me grushte një 43-vjeçar me pretendimin se i kishte ngacmuar seksualisht vjazën e mitur 17-vjeçe.

Po ashtu policia arrestoi edhe personin që pretendohet se ngacmoi të miturën, shtetasin me iniciale N.Ç.

Policia thotë se të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin:

Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura