Lushnje/ Përmbyset një zetor, plagosen gjyshi me nipin e mbesën! Të miturit dërgohen në spital

Oct 16, 2021 | 16:13
SHPËRNDAJE
zetor-permbysur
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lushnje.

Sipas News24, një zetor është përmbysur e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Mësohet se në mjetin bujqësor ishte gjyshi me nipin dhe mbesën.

Vajza 10-vjeçare ka marrë plagë më të rënda dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Çermë, Divjakë, në argjinaturën e lumit Shkumbin, në një tokë bujqësore, shtetasi Xh. A., 63 vjeç, duke drejtuar një motorrfrezë ka rënë dhe për pasojë ka marrë dëmtime vet drejtuesi i motorrfrezës, mbesa 10-vjeçare dhe nipi 8 vjeç, të cilët ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura