Lushnja afron dy suedezët e parë, nga nesër në “lupën” e trajnerit Dedja

Dec 13, 2017 | 17:59
SHPËRNDAJE

Për skuadrën e Lushnjës, kanë mbërritur dy përforcimet e para, të lajmëruara disa ditë më parë. Në Shqipëri kanë zbarkuar dy lojtarë suedezë, të dy me tipare sulmuese.

dino mesic

Dino Mesiç dhe Granit Sherifi kanë luajtur në kategoritë inferiore të futbollit suedez. Mesiç luan si qendërsulmues, dhe është i datëlindjes 1995. Ndërsa Sherifi mund të aktivizohet si mesfushor i djathtë ofensiv, apo edhe sulmues, dhe po ashtu ka kaluar disa eksperienca në kategoritë e ulëta suedeze. Lajmin e konfirmon edhe trajneri Dedja për “Panorama Sport”, dhe të dy do të dalin në stërvitje me skuadrën, për tu vlerësuar nëse ia vlejnë apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura