Lunacek: Njohja e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Mar 1, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se në raportin e ardhshëm për Kosovën do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e vendit, por shtoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja Kosovës do të jetë një kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lunacek

E pyetur nëse ka një dokument që thotë se kjo njohje është një kusht ajo tha: “Për diçka të tillë nuk ka asnjë dokument, por kjo është një konsensus politik. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe më në fund njohja e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”, ajo tha në një intervistë me gazetën Kurir, raporton Gazeta Blic.

“Fakt është se Republika e Kosovës deri tani është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së (109) dhe se qeveria serbe po zhvillon një dialog të nivelit të lartë me përfaqësuesit e saj më të lartë (Kryeministrit, qeverisë)”.

Ajo theksoi se BE-ja kurrë nuk do të pranojë një anëtar të ri që nuk ka kufij të përcaktuar qartë dhe të njohura ndërkombëtarisht, siç ka bërë me Qipron.

Duke folur për raportin e saj, Lunacek tha se ajo do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e Kosovës, sidomos me zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe rritjen e numrit të projekteve të financuara nga BE-ja në veri./Gazeta Blic/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura