Lumturi Blloshmi hap ditarin e krijimtarisë së saj

Jan 20, 2016 | 13:48
SHPËRNDAJE

Nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve hapet ekspozita vetjake e artistes Lumturi Blloshmi. Ekspozita sjell përmes aparatit fotografik një fazë të rëndë- sishme të krijimtarisë artistike të Lumturi Blloshmit. Janë fotografitë e instalacioneve dhe performancave të realizuara pas viteve ’90.

lumturi blloshmiii

Konceptuar në formën e një ditari, kjo ekspozitë rikujton mesazhet e fuqishme artistike dhe sociale që Blloshmi i ka transmetuar publikut në ekspozitat e saj personale, apo në grup. Instalacione, apo performanca të realizuara në 25 vite, si “Obsession – The Pyramid”; “The utopian Road”; “Ambiguity”; “The invasion of the space”; “Paradox”; “Duality”; “It’s a Wonderful Life”; “Is’t a men’s world”, do të jenë pjesë e ekspozitës së Lumturi Blloshmit, e cila është një nga artistet e para femra që solli mediumin e instalacionit dhe performancës në Shqipëri.

Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973–1974. Lumturi Blloshmi arriti të krijojë dhe t’i shmanget presionit të kohës, duke u fokusuar te peizazhi dhe natyrat e qeta. Në fillim të viteve ’90, Blloshmi kërkoi dhe gjeti një karakter tjetër artistik dhe u bë shumë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve.

“Artistja, Lume Blloshmi, kjo Shivë – hyjni shndërruese – na paraqet përmes cikleve “natyrale” të artit dhe aksionit performer të saj, edhe vetë procesin e transformimit. Objekti: lëkura e portokalles (edhe idiomë ironike e botës që rrotullohet e rikthehet). Më tej, cikli i miniaturave me figurat politike, riparaqitur në ‘Pompeiadë’, pra, ku na ndërmend edhe për August e Kaligula, bën të theksohet edhe më tepër sarkazma karikatureske ndaj tyre.

Dhe diku m¸ tej, pamje nga rrënoja e ekspozitës ‘Okazion- Likuidim total’ q¸ pat veshur krejt muret e galeris¸ ‘Zenit’ me Informacion – Propagandë – Publicitet! Nj¸ trekëndësh deborian, edhe i blerjes, edhe i bjerrjes, nd¸r t¸ cilin postmodernizmi, si përdorim ironik i imazhit në kontekst të ri kuptimor, qe thirrur t¸ shp¸rfaq¸ imazhe që kontestojnë, pik¸risht k¸të botë imazhi”, shprehet kritiku i artit, Krenar Zejno.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura