Lumë ofertash për Muriqin, duel mes Gallatës dhe Fenerbahçes

Jan 12, 2016 | 10:39
SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi është vetëm 21 vjeç dhe ka arritur që të tërheqë vëmendjen e skuadrave më të mëdha në Turqi. Sulmuesi i Giresunsporti në kategorinë e dytë është bërë objekt dueli mes ekipeve si Gallatasaraji, Fenerbahçe dhe Koniaspor.

vedat-muriqi_913437_m-490x449

Ekipet “big” të Turqisë kanë hedhur sytë nga 21-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Në ndeshjen e fundit mes Fenerbahçes dhe skuadrës së Giresunsportit, e vlefshme për Kupë, presidenti i ekipit të madh turk ka shprehur interesimin për shërbimet e shqiptarit.

Gjithashtu, Gallatasaraji ka shprehur dëshirën për të marrë kartonin e lojtarit potent që ofron shumë në të ardhmen.

“Memleket” raporton se drejtuesit e Koniasporit, skuadra ku aktivizohet Alban Meha, kanë bërë një ofertë zyrtare për ta marrë në huazim shqiptarin për të cilën kanë dhënë edhe një shumë parash.

Kjo media vijon se oferta është refuzuar për shkak se drejtuesit e Giresunsporit janë në bisedime me një skuadër skoceze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura