“Lumë” denoncimesh në koshat e qeverisë! Si rrinë në detyrë zyrtarët që janë propozuar për t’u shkarkuar

Feb 24, 2018 | 10:13
SHPËRNDAJE

Ndërsa kryeministri dhe ministrat e tij inkurajojnë verbalisht denoncimet e korrupsionit dhe abuzimeve nga qytetaret, një lumë denocimesh dhe rekomandimesh për masa administrative të zyrtarëve të ndryshëm, te mesëm e të lartë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundojnë rëndom në sirtarët dhe koshat e kryeministrit dhe ministrave.

dashamir-xhika

Emisioni “Java” në RTSH denoncoi mbrëme një listë me rreth 1.400 propozime për shkarkime nga puna dhe masa të tjera ndaj zyrtarëve të kapur në shkelje të renda pergjatë një periudhe pesevjeçare.

“Mesatarisht, vetem 30 përqind e masave të rekomanduara nga institucioni ynë janë marrë në konsideratë nga qeveria”, dekaroi nënkryetarja e KLSH-së, Lindita Lati, e ftuar në emision.

Gazetari Lorenc Vangjeli ekspozoi një pjesë të listës ku binte në sy edhe emri i ish drejtorit të rrugëve Dashamir Xhika, aktualisht në hetim nga Prokuroria, shkarkimi i të cilit ishte kërkuar nga KLSH në kohën kur ka ndodhur vepra penale për të cilën po hetohet.

“Në listë janë shumë zyrtarë që kanë vazhduar dhe vazhdojnë të kryejnë detyra të larta edhe pse janë propozuar me kohë për tu shkarkuar”, deklaroi Vangjeli.

“Kryeministri Rama është i pari kryeministër që nuk ka bërë marrëveshje me KLSH për të urdhëruar institucionet vartese të zbatojnë propozimet për shkarkime dhe masa të tjera të zyrtarëve që kapen me shkelje dhe abuzime”, tha Preç Zogaj.

“Është hipokrizi e madhe të inkurajosh në një anë denoncime spontane dhe të injorosh nga ana tjetër shtatëdhjetë përqind të denoncimeve të verefikuara nga një institucion shtetëror që taksapaguesit e mbajnë pikërisht për të kontrollur shpenzimin e parave publike”, tha Zogaj.

“Kjo dekurajon organet zyrtare të kontrollit dhe inkurajon abuzimet në shkallë të gjerë”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura