“Lum kush është edhe interist edhe socialist”/ Rama uron tifozët zikaltër për titullin kampion: Gëzojeni miq, ky nuk ishte viti…

May 2, 2021 | 23:55
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë tifozët e Interit për titullin kampion të Serisë A, pas 11 vitesh.

edi-rama-1

Me anë të një postimi në Faceook, kreu i qeverisë e lidh fitoren e Interit edhe me fitoren e Partisë Socialistë në 25 prill, ndërsa si tifoz i Juves që është shprehet se ky nuk ishte viti i skuadrës së tij.

“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit.

Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull.

Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë”, shkruan Rama.

rama 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura