“Lum kush beson pa i prekur”- Batuat e Ramës me pacientin për stërgjyshin e Kryeministrit: Po të ishte gjallë sot …

Feb 19, 2020 | 11:54
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan sot një qendër shëndetësore të rindërtuar në Ndroq.

edi rama

Kreu i qeverisë u takua me mjekët e rinj të punësuar, pacientët, si edhe inspektoi ambientet e reja të qendrës shëndetësore.

Gjatë vizitës së tij, Rama u përball me një pacient, i cili njihte stërgjyshin e kryeministrit, që sipas tij i kishte dhënë patentën.

Ndërsa Edi Rama iu përgjigj se nëse ai do ishte gjallë do bëhej pjesë e Formula 1.

Pacienti: “Kam dy llafe për të thënë por mbasi të mbarosh punë, llafe të vjetra. Gjyshi yt nga baba më ka dhënë patentën, Vlash Rama.”

Edi Rama: “Ishte shofer.”

Pacienti: “Nuk e di kush ka qenë por…”

Edi Rama:Do ishte në Formula1 po të ishte sot gjallë.”

edi rama1

Gjithashtu kryeministri bisedoi edhe me studentët e punësuar, ku njëra prej tyre tha se akoma nuk e beson që është pranuar në punë.

Ndërsa Rama i përmendi një thënie të Biblës.

Mjekja: “Aplikimi për punë ishte shumë komod. Mjafton një kompjuter dhe mund të aplikosh edhe nga shtëpia online. Nuk e besoj akoma që kam fituar punë në Tiranë, nëse nuk do ishte portali dyshoj se do kisha fituar me këto praktikat jo shumë të drejta. Nuk besoj se do kisha fituar.”

Edi Rama: “Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait: Ti pret edhe beson, por lum kush beson i paprekur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura