Lulzim Basha takon aktorët e Shkodrës, Zef Deda kujton shfaqjet në ish-Bllok dhe flet për rininë e Ramës: Ishte më i hedhuri, pinte marjuanë dhe tallej me…

Mar 16, 2021 | 12:46
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me artistë të njohur shkodranë, të cilët shprehën edhe shqetësimet e tyre.

Aktori i njohur, Zef Deda kujtoi shfaqjet që ai ka dhënë në ish-bllok, duke bërë edhe një përshkrim për kryeministrin Rama, që në atë kohë ishte në rininë e tij.

“Unë kam dhënë shfaqje në bllokun e tyre dhe e kam parë si sillen djemtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush u hedhur.  Ky ka qenë më i hedhuri nga të gjithë. Ky vishte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallte të madhin dhe të voglin, tha Zef Deda.

Zef Deda po ashtu ngriti shqetësimin se përse vendi ynë nga po bëhet pjesë e Evropë. Ndërsa nga ana e tij, kreu i PD u shpreh se “Shqipëria si gjithë Evropa” është angazhimi i tij personal.

Ja bashkëbisedimi i Bashës me artistët

Rita Gjeka: Na ka marrë dhe zanatin me thënë të drejtën, duke bërë gallatë na ka marrë zanatin, do na lerë edhe pa punë.

Lulzim Basha: Jo pasha zotin nuk ka të bëjë arti dhe  humori i Shkodrës me batutat e lodhura të Ramës

Zef Deda: Ai ka lindur denigrues, denigrant në familjen e vet

Lulzim Basha: Humori nuk është denigrim

Zef Deda: Unë kam dhënë shfaqje në bllok të këtyre dhe e kam parë sesi sillen bijtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush i hedhur. Ky më i hedhuri nga të gjithë, ky vishte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallej me të madhin me të voglin, me të gjithë bijtë e byrosë politike, tallej me ata. Është tallur me babain e tij, me nënën e tij me fëmijën e vet. Me të ardhur keq se nuk është ai, është i marri që ka hyrë midis.

Rëndësi ka çfarë thotë Europa për ne. Pse jemi ne kaq mbrapsht? Pse Zvicra të jenë më para se ne? Se ata janë më të mençur se ne, se ata nuk grinden ndërsa ne grindemi, kush është i parë kush është i dytë që në 1912. Megjithatë, në qoftë se këta 15 kushte Europiane janë krejt  jetike për një popull për një komb  i cila ka një vitalitet të jashtë zakonshëm me e zhvillu vendin e vetë dhe e do kaq shumë , është patriot. Kur s’ka me ça furnizohet.

Tani furnizimi nga vjen. Ne kemi nëntokën e pasur. Merre nëntokën mos ja lërë hajdutit dhe rrugaçit por jepja atij që e punon aq bukur si tokën me misër, me grurë e lule diellit ashtu edhe atë me ar, me bronz e me të gjitha. Ata të marrin përqindjet e tyre, e të mbërrijnë më tej te e ardhmja. Ato 15 kushtet që thotë Europa janë kaq jetike, logjike dhe me ligjshmëri demokratike të cilat janë kaq të afta, kemi njerëz të aftë ne siç po vini ju edhe do zoti bëhet ajo batuta e tmerrshme që i tmerroj komunistët e tha “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Lulzim Basha:  Ky është misioni im

Zef Deda: Ta mbani këtë mision, ti paguani njerëzit, ti ngrini njerëzit nga varri që janë mbi dhe, por janë të vdekur. Duhet ti jepni optimizëm njerëzve.

Ty ta prift zoti mbarë dhe të gjithë ekipit të fuqishëm. T’i marrësh prej Shkodre, prej Korçe, prej Gjirokastre prej gjithë Shqipërisë më të mirët e zgjedhur dhe tepër,  tepër intelektualët edhe patriotët e ti realizojmë të gjitha këto që janë angazhuar, sepse ashtu e do Shqipëria e pasur e bukur dhe e mrekullueshme dhe të filloni urgjentisht të plotësoni 5 nga 15 kushtet që ata nuk e realizojnë kurrë. Se të jetë jeta nuk e realizojnë, se duan vetëm Kinën dhe Azinë vogël, Azinë mizerabël nuk duan përparimin europian, se dhe komunistët europian i kanë vrarë ata, megjithatë vjen momenti në qoftë se realizohet përveç NATO-s, heqjes së vizave, na fusni edhe ne Europë.

Lulzim Basha: Jemi më të fortë, kur mbijetojmë me një qeveri kaq të keqe, që jo vetëm nuk e ndihmon, por e persekuton do të thotë që jemi më të aftë dhe më të mirë. E vetmja gjë që na duhet është një qeveri që mendon për njerëzit dhe që e do vendin dhe njerëzit.

Rita Gjeka: Urrejtjen që ai ka për teatrin dhe e ka çuar në atë gradë, të njëjtën urrejtje ka dhe për Shkodrën. Kështu që  i bie me bërë dhe një zotim tjetër me e parë Shkodrën paksa me hatër sa është nevoja.

PD-ja në Shkodër duhet me vu dorën, për mos me bërë krahasimin se s’është e bukur me bë krahasime. Të paktën sa ka bërë PS-ja në Korçë. Më vjen keq me e thënë këtë se dhe Korça është një qytet që meriton pa asnjë diskutim, por unë e marr gjithmonë, thash më vjen keq që e marr vetëm me kulturën sepse në Korçë ka 12 festivale të cilat financohen nga shteti. Se ku i gjen lekët shteti për të financuar në Korçë, por as edhe një në Shkodër, të cilat vjen prej kësaj, se ne flasim po mbetet djepi i kulturës por edhe të shumë gjërave.

rama-marijuane-zef-deda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura