“Lulzim Basha shpallet njeriu i vitit 2016, ja dy arsyet kryesore”

SHPËRNDAJE

Revista “Mapo” ka shpallur si njeriun e vitit kreun e opozites, Lulzim Basha. Ne nje shkrim te shkurter, “Mapo” sqaron pse kjo zgjedhje.

unnamed (55)Viti 2016 mbyllet me frytet e para të ligjit të dekriminalizimit. Dy deputetë dhe një kryetar bashkie humbën mandatin me vendim të KQZ-së.

Po ashtu, në korrik në përfundim të votimit me 140 vota pro të reformës në drejtësi ai ishte lideri i vetëm shqiptar që mori një telefonatë nga kancelarja Merkel, aleatja e tij në Partitë Popullore Europiane. Ja dy arritjet pse Lulzim Basha meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2016.

Por jo vetëm kaq, kryetari ri 43 vjeçar i PD-së është figura potenciale e së ardhmes e të djathtës dhe për pasojë e opozitës. Figurat e mëdha të PD-së Berisha, Imami, Topalli, Bode etj, i përkasin trashëgimisë politike; pretendentët dhe rivalët Patozi, Bregu, Duma janë profile premtuese por të pamjafta për të udhëhequr opozitën dhe për të patur shanse reale të alternacës së pushtetit në Shqipëri.

Bashkuar me energjinë pozitive, konstruktivitetin, modernitetin dhe bilancin e tij gati 13- vjecar në politikë si edhe përfilljen e gjerë ndërkombëtare të figurës së tij,  Lulzim Basha është jo vetëm një figurë e ndërtuar në më shumë se tre të katërtat e saj, por edhe më afër shndërrimit nga kryetar i ri i një partie të madhe në liderin e një fronti qeveritar më të larmishëm se sa e djathta në vetvete.

Në këtë kuptim, meqë Lulzim Basha  është figura më potenciale e të djathtës dhe e opozitës dhe opozita alternativa e demokracisë, ai është për pasojë shpresa e demokracisë shqiptare kundrejt një kryeministri si Edi Rama që po përforcon pozitat në pushtet dhe sjelljet problematike ndaj sistemit demokratik. Shpallja e Lulzim Bashës si “Njeriu i Vitit” do të shoqërohet në Revistën Mapo me një profil nga drejtori i Mediave Mapo, Alfred Lela.

Mapo/

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

31 KOMENTET

Comments are closed.