Zyrtare, Lulzim Basha nuk do rikandidojë për Tiranën

Mar 31, 2015 | 7:32
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të mos kandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, duke zgjedhur të mbajë vetëm pozicionin e kryetarit të PD-së.

Lulzim Basha

Burimet zyrtare nga PD bënë të ditur se vendimi është marrë dje në mbledhjen e Kryesisë së vogël të selisë blu, ku dhe është diskutuar vijimi i procedurave të përzgjedhjes së kandidaturave për 61 bashkitë e vendit, si dhe firmosja e marrëveshjes me aleatët.

Basha i ka dhënë zyrtarisht fund dilemës së rikandidimit për Bashkinë e Tiranës, duke i hapur rrugë një kandidature tjetër nga radhët e PD.

ALEATËT
Ndërkohë, kryetari i PDsë, Basha, ka ftuar partitë e koalicionit për zhvillimin e një tryeze, e cila është parashikuar të zhvillohet në datën 1 prill. Pikërisht në këtë datë, 2 vite më parë u firmos marrëveshja mes PSsë, atëherë në opozitë dhe LSI-së, e cila ishte pjesë e qeverisë “Berisha”.

Prej PD-së është kërkuar dalja me një listë të përbashkët me aleatët, ku emrat që do të propozohen do të krahasohen me kandidatët e PD-së. Kjo për të përzgjedhur kandidaturën që ka më shumë mundësi për të fituar zgjedhjet. 

BRAHIM SHIMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura