Lulzim Basha mesazh demokratëve: Bashkë me të rinjtë e FRPD-së do ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Jan 15, 2022 | 11:28
SHPËRNDAJE

basha mesazhiKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dhënë një mesazh Forumit Rinor të PD-së, i cili është në fazën e organizimit të zgjedhjeve për kreun e ri, pas dorëheqjes së Belind Këlliçit.

Basha në mesazhin e tij shkruan se e ardhmja më e mirë e vendit do ndërtohet bashkë me të rinjtë.

“Bashkë me të rinjtë demokratë Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë!”, shprehet ai.

Ndërkohë që kreu i demokratëve ka njoftuar se do të vijojë një tur në terren ku do të takohet me elektoratin e tij për të qenë më pranë problemeve dhe për t’i ndihmuar në zgjidhjen e tyre.

TAKIMET E SOTME

Kryedemokrati Lulzim Basha takohet sot në selinë e Partisë Demokratike me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazeta “Panorama” ka siguruar mesazhin që numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, u ka nisur anëtarëve të Këshillit. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16 e 30, ndërsa pritet që të diskutohet mbi përjashtimet e fundit dhe për organizimin e PD-së. “Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit II, selia qendrore e PD-së. Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë: Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar”, shkruhet në mesazhin e Bashës.

Basha FRPD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura