FOTO/ Lulzim Basha flet për manipulimin e zgjedhjeve, Genc Ruli luan “Solitare” në telefon

Jul 1, 2015 | 22:45
SHPËRNDAJE

Deputeti Genc Ruli është fotografuar duke luajtur në celularin e tij, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte duke mbajtur një fjalim të gjatë për manipulimin e zgjedhjeve të 21 qershorit nga shumica e majtë.

Genc Ruli ne mbledhjen e grupit te PD-se

Në mbledhjen e parë të grupit të PD-së pas zgjedhjeve, Basha publikoi dosjen e PD-së për manipulimet e konstatuara në disa zona, por mesa duket kjo nuk ka ngjallur aq shumë interes për deputetin demokrat, i cili zgjodhi ta kalonte kohën duke luajtur “Solitare” (lojë me letra) në telefon.

Ndërkaq, në disa foto të publikuara në profilin e Lulzim Bashës në “Facebook”, shihet edhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode duke përdorur telefonin e tij në kohën që kreu i PD-së ishte duke folur, por ndryshe nga Ruli, Bode nuk kuptohet qartë se çfarë ishte duke bërë me telefonin e tij. 


 

Ridvan Bode ne mbledhjen e grupit te PD-se

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura