Lullaku braktis Astanën: Po rrezikoja Kombëtaren, E ardhmja? Kam shumë oferta

Jan 16, 2018 | 11:46
SHPËRNDAJE

Një vit për të shënuar një gol. Shumë pak për t’u cilësuar mend si një nga gjërat më të arritura në karrierë. Sidomos për një lojtar si Azdren Llullaku, që një sezon më parë kishte shënuar 16 gola. Ka marrë fund aventura e mesfushorit 29-vjeçar në kampionatin e kazakistanit dhe tani është në pritje të aventurave të tjera.

CwMizWLWEAAy4N8

Aktivizimet nuk munguan tek Astana, por as te Toboli që u huazua në gjysmën e dytë të sezonit. Megjithatë, Llullaku nuk u kënaq vetëm me faktin e të luajturit.

Donte të shënonte dhe të ruante ritmin si te Gaz Metani, por nuk ia doli. Futbolli ndryshe nga ai i Europës, largësia dhe disa arsye të tjera çuan në vendimin final për t’u larguar. Në këtë aventurë shënoi vetëm 1 gol, i cili ishte shumë pak për Llullakun.

azdren-433x450

DEKLARATA – Në një prononcim për mediat rumune, mesfushori i Kombëtares shqiptare tregon arsyen pse u largua nga Kazakistani dhe pranon ofertat e shumta në drejtim të tij.

“Mund të kishte shkuar më mirë, por i tillë është futbolli. Mendoja se po largohesha për diçka më të mirë, por s’ndodhën ato që doja.

Rumania? Sigurisht që aty ndihem si në shtëpi. Të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja. Një nga arsyet pse u largova, ishte fakti që s’doja të humbja Kombëtaren shqiptare. Largësia dhe forma e dobët mund ta bënin të vështirë grumbullimin.

E ardhmja? Kam shumë oferta nga Turqia, Bullgaria dhe Arabia Saudite”, ka  treguar Llullaku për “ProSport”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura