“Luli dhe Mona premtojnë edhe parajsën”- Balla: Vetëm alternativa e PS mund ta mbajë trenin në shina! S’kemi garë me…

Jan 27, 2021 | 14:54
SHPËRNDAJE

-640-0-095b11133dc16dd9f499bcec24bc7f98

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka ironizuar prezantimin e programit politik të LSI në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Balla tha se PS ka një program “që është në implementin të përditshëm, ka disa prioritete që janë madhore”.

Duke theksuar se gara e PS nuk është me PD-në dhe LSI-në, Balla tha se “kemi garë me pritshmërinë e shqiptarëve ndaj nesh”.

“Unë jam i vetëdijshem që ne nuk kem i arritur të përmbushim dot të gjitha pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, por jam i bindur që qytetarët e kuptojnë që është vetëm alternativa e PS që mund të vazhdojë ta mbajë trenin në shinat e vendosura ku rezultatet e vendosura deri tani kanë qenë shumë domethënëse”, tha Balla.

Kur do e njohin njerëzit programin politik të PS në mënyrë të mirëfilltë?

“E para, ka një subjekt elektoral që ka marrë programin e para 10 vjetëve e ka ndryshuar kartonin e ka dalë këto ditë me program. Ka dalë dhe Luli me programin e tij. Ne nuk hyjmë fare në këtë debat. S’kemi kohë të diskutojmë ça premton Luli e Mona.

Luli dhe Mona janë të gatshëm t’u premtojnë shqiptarëve parajsën. Monika parajsën e parë në një aspekt religjioz tjetër, dhe Luli parajsë të parë nga eksperienca e tij hollandeze.

Ne nuk jemi në konkurim me ta, ne kemi një program që është në implementin të përditshëm, ka disa prioritete që janë madhore, kemi garë me pritshmërinë e shqiptarëve ndaj nesh.

Unë jam i vetëdijshem që ne nuk kem i arritur të përmbushim dot të gjitha pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, por jam i bindur që qytetarët e kuptojnë që është vetëm alternativa e PS që mund të vazhdojë ta mbajë trenin në shinat e vendosura ku rezultatet e vendosura deri tani kanë qenë shumë domethënëse.

Kur do e prezantoni?

Ne jemi në garë me njerëzit, ne kemi disa , jo një, për cdo sektor ne kemi një qasje që është ongoing, në implementim.

Balla flet për largimin e mjekëve

I pyetur për shqetësimin e ngritur nga opozita dhe kreu i shtetit, Ilir Meta për emigrimin e shqiptarëve dhe sidomos bluzave të bardha, Balla tha se “unë s’mund të them që Shqipëria do ketë mundësitë të ketë pagat që janë në Gjermani”, por ironizoi deklaratat e ngritura me shqetësim nga Presidenti Meta për shpopullimin e vendit.

“A mund ta besosh që shqiptarët ikin për shkakun tonë dhe Ilir Meta qenka mbrojtës i tyre? Është fatkeqësi qe Meta është president në vitin 2021 e është edhe përgjegjësia jonë.

Unë s’mund të them që Shqipëria do ketë mundësitë të ketë pagat që janë në Gjermani.

Nëse një mjek shqiptar sot ka pagën shumë më të madhe se sa në 2013 kjo është qasja e kësaj qeverie për t’i dhënë edhe këtë vit, rritja me 40%. Gjeni një vend tjetër që ka këtë problem dhe që të ketë bërë këtë rritje”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura