Lulëzimi i kanabisit/ Berisha tjetër foto kundër ‘Saje Qorrit’

May 31, 2016 | 13:02
SHPËRNDAJE

Një ditë pas replikave online për kultivimin e drogës në vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër foto denoncuese kundër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ne arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit ne luginen Luftinjes!”- shkruan Berisha krah fotos që ka postuar në profilin e tij në FB.

Foto e publikuar nga Berisha
Foto e publikuar nga Berisha

Dje, Tahiri dhe Berisha u përfshinë në një ‘betejë’ virtuale me akuza e kunderakuza mes tyre per kultivimin e kanabisit në vend. Pas fotove që postoi Berisha e me të cilat akuzoi direkt Tahirin, ministri e quajti mashtrues, duke i publikuar linket nga ishin marre fotot, sipas tij, nga vende te huaja jashte Shqiperise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura