Lul Berisha dhe Balili i shpëtuan arrestimit, ish-ministri zbulon emrin: Ja kush e dekonspiroi operacionin

Oct 22, 2018 | 9:59
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se operacionet e djeshme të policisë u dekonspiruan.

Sipas Manjanit deklaratat e ministri të Brendshëm, gjatë javës së kaluar kanë dekonspiruar aksionet.

manjani kjo jave

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!

Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…

reagimi manjani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura