“Lul Basha po na ofron për deputetë ‘memet’”- Veliaj: Sot jam 41 dhe ata janë ende shpresa e re e së djathtës

Jan 15, 2021 | 15:39
SHPËRNDAJE

Veliaj freshiDrejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha sot se oferta e Lulzim Bashës dhe e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit janë kandidatët që njihen si “meme” në rrjetet sociale.

Gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh në 29-vjetorin e FRESSH, Veliaj ironizoi edhe aleatët e Bashës, duke filluar nga Fatmir Mediu, tek Nard Ndoka apo Dash Shehi.

“Imagjinoni pak sikur në krye të vendit, kur ra tërmeti në 3:54 të mëngjesit, të ishte një nga këto memet. Imagjinoni që pandemia të na kishte kapur me Nard Ndokën si ministër të Shëndetësisë. Tani qeshim se shyqyr nuk është e vërtetë. Po Fatmir Mediu ishte ministër i Mbrojtjes kur shpërtheu Gërdeci.

Memet po na bëhen kandidatë për deputetë, ndaj është mision i brezit tuaj që të jeni më seriozë sepse të rriturit po bëhen karagjozë duke na ofruar meme për deputetë. Kur bie tërmeti dhe pandemia, ti si qytetar do të doje njerëz seriozë në krye të shtetit, që nuk pushojnë së punuari për të ndërtuar shtëpitë”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se një parti nuk mund të ketë të ardhme kur kandidatët e saj për deputetë janë Fatmir Mediu, Dash Shehi dhe Nard Ndoka. “Një parti politikë nuk mund të ketë të ardhme kur thotë – “duam ndryshim, jemi shpresë e re dhe kandidatët tanë për deputetë janë Fatmir Mediu, Dash Shehi dhe Nard Ndoka”. Sepse duket sikur të gjithë memet po bëhen deputetë.

Këta njerëz janë deputetë që kur unë kam qenë 11 vjeç. Sot jam 41 dhe ata janë ende shpresa e re e së djathtës! E kuptoni se çfarë diference masive kemi ne me ata që kemi përballë”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura