“Lukaku e di edhe vetë që nuk është më i mirë se Benzema e Levandovski”, ish-lojtari i Interit: Kryesori te Belgjika është…

Jun 27, 2021 | 15:26
SHPËRNDAJE

Ish-lojtari i Interit, Daniele Adani është shprehur se edhe vetë Romelu Lukaku e di që nuk është më i mirë se Benzema dhe Levandovski.

Adani.Sky.Sport.750x450

Duke folur për “Bobo TV”, ish-mbrojtësi ka thënë se te Belgjika lojtari kryesor është De Bryjne dhe jo sulmuesi i Interit.

“Për mendimin tim edhe vetë Lukaku e di që Benzema dhe Levandovski janë superiorë ndaj tij. Askush nuk ia mohon kontributin që ka dhënë te Interi, por lojtari kryesor te Belgjika është De Bryjne. Futbollisti i Sitit është perfekt dhe ia lehtëson punën Lukakut”, tha Adani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura