Luiz Ejlli: Festvali i RTSH-së, i korruptuar që kur u fut në Eurovizion…

Nov 7, 2019 | 12:25
SHPËRNDAJE

Duket se polemikat mbi fituesin/en e Festivalit të Këngës në RTSH, nuk kanë fund. Pas kompozitores Diana Ziu, një tjetër artist mendon se në këtë festival ka korrupsion.

I ftuar në “Thumb On”, këngëtari i njohur Luiz Ejlli është shprehur se ka korrupsion në këtë festival dhe hilet e pazaret filluan që kur këngëtari fitues do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

“Përsa i përket debatit që ka bërë Vera me Dianën, nuk kam dijeni, nuk e kam lexuar. Si gjithmonë, në festivalet shqiptare janë lakuar emrat, jo fiton x, jo fiton y. Personalisht mendoj se ai festival ka qenë dhe do të jetë më i rëndësishmi në Shqipëri. Por që kur u fut Eurovizion, u bë pak i korruptuar, filluan hilet dhe pazaret”-tha këngëtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura