Luis Enrike: Kualifikimi? Hoqa një çantë 100 kg nga shpina

Nov 16, 2021 | 13:40
SHPËRNDAJE

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, e ka quajtur një çlirim të madh kualifikimin e “La Roja”-s në Botërorin e Katarit. Fituesit e Kupës së Botës në 2010-ën siguruan vendin e parë në Grupin B pas një mbrëmjeje të tensionuar në “Estadio de La Cartuja” me golin e Alvaro Moratës kundër Suedisë, i cili konfirmoi biletën.

luis enrike

Megjithatë, Spanja nuk shfaqi futbollin e saj më të mirë në sfidën kundër skuadrës së Jane Andersonit. Luis Enrike, i cili u kthye në stolin e kombëtares në vitin 2019 dhe i dërgoi ata deri në gjysmëfinalet e “Euro 2020” verën e shkuar, pranoi se kritikat nuk janë kurrë larg.

“Kam hequr nga shpina një çantë 100 kilogramëshe. Kam ndier më shumë presion në këto kualifikuese sesa në Europian apo në finalet e Ligës së Kombeve. Kam hequr një barrë të rëndë nga shpatullat. Tani jam i përqendruar për të bërë një Botëror të mirë dhe e di se kur një trajner nuk fiton, ai përballet me kritika.

Ky është realiteti i këtij cirku të mrekullueshëm si futbolli dhe unë e pranoj. Kur ka salsa, kërcejmë salsa. Dhe kur duhet të kërcejmë pegadito, atëherë do ta kërcejmë atë. Ajo që më motivon me të vërtetë është të shoh përgjigjen e futbollistëve dhe të të gjithë njerëzve që janë pjesë e federatës”, tha Enrike.

Spanja do t’i mësojë kundërshtarët e fazës së grupeve të Botërorit në prill, ndërsa ata do të përpiqen që të bëjnë një tjetër turne të mirë si Europiani i fundit. Enrike do të përpiqet ta ndërtojë skuadrën e vitit të ardhshëm me bazën e talenteve të reja që shkëlqyen edhe verën e shkuar.

PANORAMASPORT.AL

 

 

© Panorama.al

Te lidhura