Luhatje ditore e rasteve, ja sa pacientë aktivë kemi me koronavirus në vend. Ministria flet për kurbën epidemike: Ka qenë…

May 25, 2020 | 11:15
SHPËRNDAJE

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. mjeke infektivi koronavirus

Ministria e Shendetesise njoftoi sot se “Mbështetur në strategjinë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshme, përkundrejt 14 ditëve të vlerësimit të saj”.

Nderkohe qe sipas specialisteve, kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. “Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit”- tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 59
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura